Princi Frederik dhe Pirncesha Maria

Frederiku X shpallet mbret i Danimarkës pas dorëheqjes së nënës e tij, Mbretëreshës Margrethe II! Në temperatura sfiduese dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Kopenhagë

14 Janar, 08:55| Përditesimi: 14 Janar, 18:44

  • Share

Frederiku X u bë mbret i Danimarkës të dielën, duke pasuar nënën e tij, Mbretëreshën Margrethe II, e cila zyrtarisht lëshoi fronin pas 52 vjetësh si monarke.

Mbrëtëresha Margrethe, monarkja më jetëgjatë e Europës, sot 83 vjeç, u tërhoq nga Kurora, duke i hapur rrugë djalit të saj më të madh, Princit Frederik, 55 vjeç. Frederik është i martuar me Mary Elizabeth Donaldson, me origjinë australiane, në vitin 2004 dhe së bashku kanë 4 fëmijë, më i madhi Princi Christian, që tashmë bëhet Princi i Kurorës, trashëgimtari i fronit, pas të atit Frederik.

Në Danimarkë, që prej abdikimit të Mbretëreshës, pushteti ishte përkohësisht, deri në betimin e Mbretit të ri, në duart e Parlamentit dhe qeverisë. Mbreti Frederik, si monark, u zotua se do të qëndrojë mbi partitë politike dhe se do të përfaqësojë kombin në detyrat tradicionale, duke e përfaqësuar vendin në vizita e festa kombëtare, raportojnë mediat e huaja.

Trupat ushtarake daneze parakaluan në rrugët e qytetit, para momentit të tërheqjes së Mbretëreshë Margethe II dhe ngjitjen në front të të birit, Frederik.

Rreth një orë pas nënshkrimit, kryeministrja Mette Frederiksen shpalli mbretin e ri në ballkonin e parlamentit dhe Frederiku mbajti një fjalim të shkurtër. Në temperatura pranë ngrirjes, dhjetëra mijëra njerëz nga e gjithë Danimarka u mblodhën në kryeqytetin Kopenhagë për të ndjekur këtë ngjarje, një shenjë e popullaritetit të madh që gëzon monarkia në vendin me gati gjashtë milionë banorë.

Mbretëresha e abdikuar 83-vjeçare është monarkja që ka shërbyer më gjatë në Europë, pas Elizabetës së Dytë, që u nda nga jeta në vitin 2022. Ajo shokoi mbarë Danimarkën me vendimin që njoftoi në natën e ndërrimit të viteve, kur tha se ka vendosur të abdikojë. Në të shkuarën, monarkja e ka përsëritur vazhdimisht se do të qëndrojë në fron derisa të ketë jetë.

Ora 18:26
Frederiku X shpallet Mbreti i ri i Danimarkës: Dëshiroj të bëhem një mbret bashkues i së nesërmes, një detyrë që e kam pritur gjithë jetën

1705255003_7tyogfko.gyu..PNG

Frederiku X dhe gruaja e tij,  Mary

Frederiku X u bë mbret i Danimarkës të dielën, duke pasuar nënën e tij, Mbretëreshën Margrethe II, e cila zyrtarisht lëshoi fronin pas 52 vjetësh si monarke. Turma të mëdha njerëzish u mblodhën në kryeqytet për të qenë dëshmitarë të këtij momenti historik.

Në takim morën pjesë përfaqësuesit e qeverisë, Margrethe, 55 vjeçari Frederik, gruaja e tij australiane, Mary, 51 vjeç, e cila tani është mbretëreshë, dhe djali i tyre i madh Christian, 18 vjeç, i cili është trashëgimtari i ri i fronit. Monarkët e rinj kanë edhe tre fëmijë të tjerë.

Rreth një orë pas nënshkrimit, kryeministrja Mette Frederiksen shpalli mbretin e ri në ballkonin e parlamentit dhe Frederiku mbajti një fjalim të shkurtër. 

“Shpresa ime është të bëhem një mbret bashkues i së nesërmes. Është një detyrë që e kam pritur gjithë jetën. Është një përgjegjësi që e marr përsipër me respekt, krenari dhe gëzim të madh|,- është shprehur ai.

“Kam nevojë për të gjithë mbështetjen e mundshme. Nga gruaja ime e dashur, nga familja ime dhe nga ju, që të përballem me të ardhmen duke e ditur se nuk jam vetëm”,- tha ndër të tjera mbreti 55-vjeçar.

Frederik gjithashtu puthi gruan e tij, tashmë mbretëreshën e sapo kurorëzuar,  Mary, teksa përshëndesnin dhjetëra mijëra njerëz nga e gjithë Danimarka, që u mblodhën në kryeqytetin Kopenhagë për të ndjekur këtë ngjarje, një shenjë e popullaritetit të madh që gëzon monarkia në vendin me gati gjashtë milionë banorë.

Mbreti dhe mbretëresha e re marrin fronin në një kohë mbështetje të madhe publike për monarkinë./ VOA

S.S//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qobani: 15/01/2024 10:51

    Ja vlen ta rrespektojm ligjin e nanës Natyr,të punojm txhithë së bashku për tmirën e NJERËZIMIT,ta bajm krenare galaksikën ton

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?