Konventa republikane/Trump: Joe Biden do të shkatërrojë ëndrrën amerikane

28 Gusht 2020, 13:04| Përditesimi: 28 Gusht 2020, 13:36

  • Share

Janë zgjedhje historike për SHBA, kështu është shprehur presidenti amerikan Donald Trump, i cili kandidon për të dytën herë për kreun e Shtëpisë së Bardhë. Ai e ka quajtur rivalin e tij amerikan si shkatërrues të ëndrrës amerikane. 

‘Këto zgjedhje do të përcaktojnë nëse do të shpëtojmë Ëndrrën Amerikane apo do të lejojmë që një axhendë socialiste të shkatërrojë vendin tonë.’ 

Kështu është shprehur presidenti amerikan Donald Trump, gjatë fjalimit të tij, në rikonfirmimit për garën e kreut të Shtëpisë së Bardhë.  

Presidenti i SHBA paralajmëroi se kandidati demokrat do të shkatërrojë ëndrrën amerikane nëse zgjidhet si president. Ai tha se demokratët do të nxjerrin "anarkistë të dhunshëm” në  qytetet amerikane. 

Sipas sondazheve, kandidati rival Joe Biden ka epërsi të qëndrueshme ndaj Trump, 68 ditë para se votuesit të japin verdiktin e tyre. 

Fundi i konventës republikane, paralajmëron fillimin e një fushate e cila do të jetë ndryshe nga herët e mëparshme për shkak të pandemisë. 

Të enjten në mbrëmje, presidenti u kërkoi votuesve ta zgjidhnin edhe katër vjet në detyrë, dhe u zotua të shpëtonte ekonominë e dëmtuar nga Covid-19 dhe të shuajë grindjet civile të nxitura nga dhuna policore ndaj afro-amerikanëve. 

Gjatë fjalës së tij Trump akuzoi demokratët  se gjatë konventës së tyre javën e kaluar ata e zhvlerësuan Amerikën, sepse ‘ata nuk e shohin atë si kombin më të lirë, të drejtë dhe të jashtëzakonshëm në botë. Në vend të kësaj, ata shohin një komb të lig që duhet të ndëshkohet për mëkatet e tij’. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?