Artur Metani

'Kontrollori' i drejtësisë së re do të mbrohet nga Garda e Republikës

10 Shkurt 2020, 18:27| Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 18:32

  • Share

TIRANE-Gardës së Republikës së Shqipërisë i shtohet edhe një tjetër drejtues i ri i institucioneve të drejtësisë për ta mbrojtur. Bëhet fjalë për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani që u zgjodh në krye të këtij institucioni pak javë më parë nga Kuvendi.

Në vendimin e publikuar sot në Fletoren Zyrtare theksohet se Garda duhet të ruajë dhe të  mbrojë  me  truprojë  me  oficer  dhe  nënoficer Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Për zbatimin e vendimit ngarkohet Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës  së  Shqipërisë.

Me një vendim të 2017 të miratuar nga qeveria, Garda e Republikës ka në ruajtje të gjithë drejtuesit dhe godinat e institucioneve të reja të drejtësisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?