Përfundon koncesioni i Kontrollit Teknik të Mjeteve, Rama: Makinat me 0 km, 3 vitet e para s'kanë kolaudim! Të përdorurat 1 herë në 2 vite

2 Dhjetor 2020, 08:12| Përditesimi: 2 Dhjetor 2020, 22:29

  • Share

Rregulla të reja do të aplikohen nga 1 janari për Kontrollin Teknik të Mjeteve Rrugore. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Rama mëngjesin e sotëm përmes një statusi në Facebook.

Ashtu siç kishte raportuar Report Tv ditën e djeshme Rama njoftoi dhe përfundimin e koncesionit të Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore (kolaudimi) tek shteti.

Duke e cilësuar koncesion absurd, ai thotë se ky shërbim do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR)  dhe do tu lehtësojë lëvizjen e 630 mijë automjeteve.

Rregullat e reja kanë për qëllim lehtësimin e drejtuesve të automjeteve dhe një ndër to është zgjatja e kolaudimit për mjetet e reja dhe ato të përdorura.

Për mjetet e reja, kolaudimi do të kryhet brenda 3 viteve ndërsa më parë kolaudimi duhej kryer brenda 1 viti që nga blerja automjetit. Ndërsa për mjetet e përdorura, kolaudimi do të kryhet një herë në 2 vite ndërkohë që bëhej një herë në vit.

Rregullat e reja të njoftuara nga kryeministri Rama:

• Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim

• Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet

• Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!

• Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet

• Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës "tek Kolaudimi" do marrë fund

• Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë në punën e deritanishme të DPSHTRR

Kompanisë private SGS Automotive Albania, që ofron shërbimin e kolaudimit prej 10 vitesh i mbaron kontrata me shtetin shqiptar në 31 dhjetor të këtij viti, datë pas të cilës hapet rruga për liberalizimin e këtij shërbimi, ashtu siç edhe ka premtuar qeveria 'Rama'.

Po cili është historiku i koncensionit të kolaudimit të automjeteve? Si u kthye në monopol ky shërbim dhe cilët janë protagonistët e privatizimit?

Godina e re e Kontrollit Teknik të Automjeteve

Godina e re e Kontrollit Teknik të Automjeteve

Rradhët që krijohen në Pikën e Kontrollit Teknik të Automjeteve

 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bledi: 04/12/2020 00:13

    Ne amerike nuk ka takse qarkullimi.....ka vetem siguracion ,,,dhe registrim...taksa e qarkullimit tek ne te futej ne pagesen e siguracionit dhe te mbuloheshin me mire makinat ndaj demtimeve apo vjedhjes...///

    Përgjigju
  • tiransi: 04/12/2020 00:08

    KU ESHTE PARE E DEGJUAR qe e gjithe tirana me periferine te kete vetem nje zyre patentash,,,,me kete popullsi qe ka tirana duhej te kishte 5-6 pika per dhenie patentash dhe dokumentash per makinat,,,,edhe kjo pike e vetme eshte 20 km larg qendres te tiranes ne nje rruge plot gropa,,,,,kur zyra e patentave duhej te ishte ne qender te tiranes jo ne kashar,,,,te hendert mortja o edi rama o gomar bashke me meten e sali halen,,,....kurse per kolaudim duhej te sherbenin serviset ...qe te mos kishte asnje radhe....asnje vote nuk ke per te marre o edi rama,,,po i torturon njerezit neper radha pa pike kuptimi dhe nuk e can koken fare.....////

    Përgjigju
  • badabing: 02/12/2020 21:34

    Po shyqyr qe do behet ky ndryshim me makinat se na ropen te gjall keto kollaudusat,vazhdo keshtu Edi mos ndalo vetem me kete,ky popull i shkret duhet ndihmu me iniciativa te ketilla dhe tjera te ngjashme si kjo.

    Përgjigju
  • Vero: 02/12/2020 19:02

    Vetëm Rama,nr.1!.. siç thotë edhe vetë,edhe ne kemi plot gabime,por më mirë se sa Ne nuk ka!

    Përgjigju
  • Luani: 02/12/2020 18:55

    Nuk shkruhet risite e reja.Risi dmth gje e re. Pra ti shkruan te rejat e reja. Shkruhet,risite jane.....rreshtoi se cilat jane.

    Përgjigju
  • Bledi: 02/12/2020 18:48

    PO AJO TAKSA E QARKULLIT ESHTE SHUME E LARTE DJE PAGOVA 204 MIJE LEKE PER NJE VIT,,,,,ME SHUME taksa e qarkullimit sesa siguracioni,,,turp i madh,,,une nuk leviz ndoshta fare per nje vit,,,pse duhet te paguaj takse qarkullimi,,,kjo takse duhet te hiqet dhe te futet tek cmimi i karburantit.....kush e ka vendosur taksen e qarkullimit te denohet me burgim ,,,per vjedhje te popullit shqiptar....

    Përgjigju
    • Ardjani: 03/12/2020 17:43

      E paguan dhe tek karburanti.

    • Ceni: 02/12/2020 19:46

      Nuk është e thene qe taksa e qarkullimit duhet te jete me e ulet se siguracioni. Per mendimin tim duhet rritur taksa dhe te ulet cmimi i karburantit se une do lëviz gjate vitit.

  • nuriu: 02/12/2020 18:45

    Kjo eshte nje pune e shkelqyer sepse kjo kompani kriminale i rropi shqipetaret.... Per kete krim pergjegjes eshte kryekrimineli Sali Berisha.

    Përgjigju
  • vera: 02/12/2020 18:42

    KOLAUDIMI TE BEHET NE CDO SERVIS,, SIC ESHTE NE AMERIKE,,,JO TE RRIME NE RADHE ME ORE E DITE....TURP...PO SE BERE KETE ASNJE VOTE NUK DO MARRESH O EDI RAMA,,O EDI HAJDUTI....

    Përgjigju
    • Ceni: 02/12/2020 19:42

      Shiko se nuk rri me shjme se nje ore ne rradhe. Prenoto edhe mbaro pune.

  • Bukur: 02/12/2020 12:45

    Edhe në Itali,çdo dy vjet, bëhet Kolaudimi!

    Përgjigju
  • Loni: 02/12/2020 11:43

    O mrekullia kryeministrise pse pikerisht ne kohe zgjedhjet Apo u ngopet me koncesionet edhe te kthejme syt nga populli! Kryeminister me ordiner e me pleher nuk ka. Keto Jan te drejta qe kombi shqiptar duhet ti kishte me kohe. Paraardhesi ju edhe te shpresojme te fun nje I denje e Jo lulusha e kompani.

    Përgjigju
  • Kishte ardhur Koha: 02/12/2020 11:10

    Tregu duhet te Liberalizohet por duhet tu jepet Licenca Serviseve qe kane Pajisjet per Kontroll Teknik se asnjeri si ka as Koncesionaret e Makinave te Reja. Edhe duhen kontrolluar Sistemet e Sigurise si Rripat, Dritat edhe Gomat se ngelem me Aksidente Fatale. Minimumi nje Here ne Vit kontrollojeni Makinen ne Servis mos e lini vetem per Kolaudim nje Here ne 2 Vjet se e do Shteti apo se merr Gjobë Mbroni Jeten tuaj edhe udhetoni te Sigurt

    Përgjigju
  • agim: 02/12/2020 10:11

    Besoj se nga ku kpncension ke fituar mjafte dhe ti Edvin,ishte premtim i pa mbajtur,shpresojme qe ti japesh zgjdhje tani te paktengjoja per mandatin tjeterme mire vone se kurre

    Përgjigju
  • jori: 02/12/2020 09:32

    ne europe i ben privati e mban pergjegjesi ligjore. kjo thjesht do shtoje korrupsionin dhe aksidententet

    Përgjigju
  • Ani: 02/12/2020 09:28

    Kolaudimi ti jepet kujt ploteson kushtet teknike te liberalizohet si ne BE.....ne BE nuk eshte shteterore ndaj ktu nuk ke perafrim me Direktive....aman verem PPP mos jep me se nuk i kontrollon dot....grope e bere buxhetin.

    Përgjigju
  • Titi: 02/12/2020 09:09

    Futja pordhes,Mina me Sahat. Beren leket mullar e tani erdhi Shpetimtari na shpetoi.. merru leket Rama punonjesve.. plehrave, ishin pa buke,u bene me Shtepira e me Benza.. i kemi pare e i shikojme..

    Përgjigju
  • Shqip: 02/12/2020 08:44

    Shyqyr q e ben cdo 2 vjet se u meruam

    Përgjigju
  • Arbëri: 02/12/2020 08:36

    Mjetet e perdorura 1 herë në 2 vjet, nuk është normale kjo ... në BE nuk mundet të kalonte !

    Përgjigju
    • @arber: 02/12/2020 10:29

      Eshte mese normale varet nqs ja bo sherbimet ne kohe e mirmba mjetin et Un psh kom kalu 3vjet resht ne kolaudim pa ngel.! Sps mjeti ka qen ne gjendje optimale

    • Taku: 02/12/2020 09:01

      Aq e ka gjermania

  • tiku: 02/12/2020 08:32

    Bravo mire e bere

    Përgjigju
  • Krraba: 02/12/2020 08:26

    Po ne dogana zoti rama kur do vini dore? Shkaterruat nje pune disa vjeçare vetem e vetem per te lene bubazhelat me banden e tij te beje ca lek te cilat thote. Se i duhen per fushate por po i fut ne xhep. Iku nje hajdut erdhi nje hajdut edhe me xhepist. Bravo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?