Foto ilustruese

Kontrolli teknik i automjeteve do t'i kalojë shtetit! Kontrata me privatin mbyllet në 31 dhjetor, shërbimi i kalon DPSHTRR

30 Nëntor 2020, 16:02| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 16:14

  • Share

TIRANË- Kolaudimi i automjeteve nuk do të jetë më në duart e privatit. Burime nga Ministria e Infrastrukturës konfirmojnë për Report TV se me përfundimin e afatit të koncesionit për kontrollin teknik të mjeteve, ky shërbim do ti kalojë DPSHTRR-së.

Ndërsa nga ana tjetër burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, pohojnë se ende nuk është zyrtarizuar ky vendim, dhe se aktualisht po kryhet marrja në dorëzim e te gjitha inventarëve, e ambienteve dhe pajisjeve me porosi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, që është edhe autoritetit kontraktor.

Kompanisë private SGS Automotiv Albania që ofron këtë shërbim i mbaron kontrata në 31 dhjetor të këtij viti, pas shtyrjes që ju bë vitin e kaluar me 16 muaj. Kontrata koncesionare zyrtarisht përfundonte në 3 shtator të vitit 2019, por Ministria e Infrastrukturës zgjodhi të zgjasë afatin e koncesionit deri në dhjetor të këtij viti.

Koncesioni i kolaudimit të automjeteve ka qenë gjithmonë i lakmuar nga grupet vendase të biznesit, dhe qeveria gjithnjë ka deklaruar se do të liberalizojë edhe këtë shërbim, ndërsa mbetet ende e paqartë se çfarë do të ndodh në vitin 2021.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ronaldo: 01/12/2020 01:26

    Po te kete je tirane 50 pika kontrolli po,,,se ndryshe behet radha me dite,,,dhe ne shqiptaret nuk kemi pse te rrime ne radhe per mje gje krejt banale....

    Përgjigju
  • SUPER: 30/11/2020 21:48

    Vetem ne Dore te Serviseve Private nuk mund te lihet Kolaudimi sepse ato bejne Dallavere me Makinat,i ulin Kilometrat, Hasani i nxjerr pa Difekt kurse Hyseni me 100 Difekte , u marrin Leke kot Qytetareve me Mashtrime,Serviset Private ketu nuk kane as Gjysmat e Pajisjeve te Servisit te Vendeve si Gjermania apo Amerika Me mire Shteteror sesa Serviset e Lagjes Rrumpallë!

    Përgjigju
  • One: 30/11/2020 18:36

    Tani me 2000 lekesha te gjithe. Duhet te mbetet te privati dhe te gjihet formule tjeter per te mos patur vonesa.

    Përgjigju
  • Shoferi: 30/11/2020 17:43

    Duhet liberalizuar si sherbim ,te kete disa kompani qe kane te drejte te bejne kontrollin teknik ashtu si vendet e tjera

    Përgjigju
  • ymeri: 30/11/2020 17:41

    NE amerike kontrollin teknik e ka cdo servis makinash i madh apo i vogel qofte,,,,,edhe ketu duhet ta bejne serviset kete kontroll,,,nuk kemi pse te mbajme radhe me ore per nje gje qe zgjat 15 min....

    Përgjigju
  • Zulu: 30/11/2020 16:38

    Shyqyr se gjeja e pare se po ben si duhet kjo qeveri. Eshte per te ardhur keq se ç’fare makinash kalojne sigurimin teknik.

    Përgjigju
    • andi: 30/11/2020 16:53

      si ne gjithe boten. servisi i autorizuar mban pergjegjsi per gjendjen teknike te mjetit

    • Roko: 30/11/2020 16:51

      Po robo po qeveria jote do te shpetoj nga tymi makinave.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?