Kontrolli i produkteve të sallamerisë që tregtohen në markete e fast food, AKU ndëshkon 13 subjekte në Vlorë! Hedhin mishin në govata para paketimit

12 Nëntor 2022, 09:59| Përditesimi: 12 Nëntor 2022, 13:43

  • Share

13 subjekte tregtimi, kryesisht të produkteve të mishit, u gjobitën nga Autoriteti Kombëtar I Ushqimit, në Qarkun e Vlorës, pasi u konstatuan me shkelje.

Sipas fotove që publikon AKU, produktet e sallamit të mishit dhe vezëve në dyqane e fast-food tregtoheshin pa asnjë kusht higjieno-sanitar.

Gjobat u vendosën në vlerën 6 milionë e 150 mijë lekë, si dhe u krye bllokimi i rreth 22 mijë kokrra vezë dhe produkte sallamarie të pasigurta për konsum.

AKU ka kosntatuar mungesë gjurmueshmërie, etiketimi, kundër-etiketë në gjuhën shqipe dhe vezë të vendosura në kuti pa vulë dhe logon përkatëse.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?