Kronikë

Kontrollet te ‘5 Maji’ pas vrasjes së Qemës, gjenden pajisje kompjuterike dhe grirëse kanabisi në një banesë, arrestohen 22 vjeçari e punonjësi i OSHEE

16 Maj 2021, 09:30| Përditesimi: 16 Maj 2021, 14:29

  • Share

2 persona janë arrestuar gjatë kontrolleve të ushtruara te 5 maji pas vrasjes së 27 vjeçarit Mehmet Qema, pasi në një banesë të marrë me qira nga Kristjan Peçi janë konstatuar pajisje kompjuterike, 2 grirëse kanabisi dhe municion luftarak. 

Ndër të tjera në këtë banesë u kostatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Pas kontrollit në pranga kanë rënë Kristjan Peçi dhe Evis Zeneli. Ky i fundit sipas policisë duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Kristjan Peçi 22 vjeç është një prej të shoqëruarve që ishte pjesë e grupit  ku u vra Mehmet Qema teksa u lirua pasi u mor në pyetje.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. P., 22 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, sepse me datë 14.05.2021, në rrugën “5-Maj”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qera nga K. P., iu gjet dhe iu sekustruan në cilësinë e provës materiale, disa pajisje njësie kompjuterike, dy grirese të lëndëve e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, municion luftarak, si dhe iu kostatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Ndërsa shtetasi E. Z., duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën”, thotë policia.

Gazetari Sokol Dema raporton se pajisjet kompjuterike që janë gjetur dhe sekuestruar janë kryesisht për zhvillimin e lojërave të fatit. Fillimisht ka patur indicie se bëhej fjalë sërish për pajisje për prodhimin e kriptomonedhave, por nuk kanë rezultuar të tilla. 

Pas vrasjes së Mehmet Qemës, prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës që të caktoj ‘arrest me burg’ për Marjus Demën me akuzën e vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje. Arma e sekuestruar tip pistoletë është dërguar në laboratorin e policisë për t’u ekzaminuar nëse është përdorur apo jo në krime të tjera.

Ndërkohë që për 4 shokët e tij prokuroria po kryen hetimet për të zbuluar veprimet e tyre në fshehjen e krimit dhe manipulimin e vendngjarjes. Laboratori i monedhave digitale, kriptomonedha gjetur pas krimit rezulton se ishte ndërtuar para disa muajsh dhe sapo kishte nisur prodhimin. Asnjë nga të ndaluarit nuk e kanë pranuar pronësinë e laboratorit të kriptomonedhave, por sipas prokurorisë dyshohet se të gjithë të arrestuarit kanë patur dijeni.

27-vjeçari Mehmet Qema nga Hasi, u vra me një plumb në gjoks nga shoku i tij Marjus Dema pasi ishin duke konsumuar alkool dy ditë më parë. Qema pasi u qëllua nga miku i tij u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve, pasi plumbi i kishte prekur organet jetësore duke humbur jetën. Në lokalin e marrë me qira nga Marjus Dema, kontrollit policia ka gjetur edhe një pajisje për të prodhuar online kriptomonedhën Bitcoin. Pajisja ishte e instaluar në ambientet e lokalit, ndërsa kjo ka bërë që në këtë ngjarje të përfshihet edhe Krimi Ekonomik.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • polici: 16/05/2021 11:09

    cuna te mir ....nuk ishin per pune por donin lek pa djerse.pordhe e madhe e lozin me pistoleta e ne fund iken per lesh tjetri.tani kerkon falje por ai qe iku nuk kthehet me te fasmilja e vet

    Përgjigju
  • Leli: 16/05/2021 10:23

    Oshee do reformuar komplet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?