Kontrolle të shtuara nga policia rrugore gjatë fundjavës! Ndëshkohen me gjobë 2400 shoferë, 6 në pranga

21 Maj 2023, 17:34| Përditesimi: 21 Maj 2023, 17:46

  • Share

Gjatë 48 orëve të fundit ka pasur rreth 2400 ndëshkime për drejtues të mjeteve që nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit.

Nisur nga fluksi i shtuar në fundjavë, drejt zonave bregdetare dhe turistike, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin kanë intensifikuar monitorimin e qarkullimit të automjeteve në të gjitha akset rrugore nacionale, ato kryesore rurale dhe në qendrat urbane, duke përdorur radarët automatikë, makinat inteligjente, dronët edukues dhe kamerat, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Konkretisht, janë konstatuar dhe ndëshkuar me gjobë, 645 drejtues automjetesh, për parakalime të gabuara; 381 për mosvendosje të ripit të sigurimit; 406 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit; 173 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë konstatuar me shpejtësi tej normave të lejuara dhe iu është pezulluar leja e drejtimit, me afat nga 3 deri në 12 muaj, 79 drejtuesve të automjeteve, duke filluar nga Rruga e Kombit deri në Sarandë. 

Gjithashtu janë ndëshkuar me gjobë 757 drejtues të automjeteve të cilët janë konstatuar me shpejtësi tej normave të lejuara, por ndaj tyre nuk është marrë masa e pezullimit të patentës.

Po gjatë monitorimeve dhe kontrolleve me përzgjedhje janë pezulluar 25 leje drejtimi, me afat nga 2 deri në 18 muaj, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe kanë vënë në pranga 6 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Gjithashtu janë ndëshkuar me gjobë për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 39 drejtues mjetesh.

Mes të tjerash, policia bën thirrje që drejtuesit e automjeteve të përdorin edhe rrugët alternative për të hyrë në Tiranë në rast se në akset kryesore që lidhen me kryeqytetin, ka fluks të shtuar të qarkullimit.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?