Foto ilustruese

Kontrolle të Policisë Rrugore në Vlorë! Ishin duke lëvizur me shpejtësi tej normave, 5 shoferë në pranga dhe 65 patenta të pezulluara në një javë

22 Tetor 2022, 15:32| Përditesimi: 22 Tetor 2022, 15:34

  • Share

VLORË- Policia Rrugore në Vlorë dhe Sarandë vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore: janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Po ashtu janë pezulluar 65 leje drejtimi, nga të cilat 57 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 8 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit.

Kontrollet vijojnë në çdo aks rrugor. Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xll: 22/10/2022 15:51

    Akoma me kontroll primitiv si ne kohen e monizmit mbasi dhe korrupsioni vazhdon deri sa te dicitalizohen rruget

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?