Kontrolle në të gjitha akset rrugore në Vlorë dhe Sarandë, vendosen 916 gjoba, 13 shoferëve i pezullohet patenta

15 Qershor 2022, 14:57| Përditesimi: 15 Qershor 2022, 15:09

  • Share

Policia Rrugore ka kryer  kontrolle intensive në të gjitha akset rrugore, në Vlorë dhe në Sarandë me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e të gjithë shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë kontrolleve është goditur dhe një rast i mitëdhënies.

Është vënë në pranga drejtuesi i një motori, një 40-vjeçar me iniciale Th.K., i cili tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e gjobës, pasi është kapur në aksin rrugor Sarandë-Vrion, duke drejtuar një motor pa targa dhe pa vendosur kaskën mbrojtëse.

Janë pezulluar 13 leje drejtimi, nga të cilat 5 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 8 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë vendosur gjithsej 916  gjoba, nga të cilat:

·         5 masa për tejkalim shpejtësie;

·         82 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

·         88 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

·         10 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

·         85 masa për parakalime të gabuara;

·         173 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit;

·         6 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;

·         467 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?