Sendet e sekuestruara

Greqi/ Kontrolle në burgun e Koridhalos, kush janë të burgosurit shqiptarë që iu gjetën celularë

9 Korrik, 16:43| Përditesimi: 9 Korrik, 16:48

  • Share

GREQI-Kontrolle të rrepta janë ushtruar ditët e fundit në burgun e Koridhalos në Greqi, duke rezultuar me zbulimin e mjaft sendeve të paligjshme.

Si rezultat i kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 6 celularë, 4 karikues, kufje, 1 telekomandë TV BOX, 1 këllëf celulari, 8 thika të improvizuara, 2 thika komerciale, 1 thikë tregtare plastike dhe 20 shkopinj të hekuri, druri e plastike.

Sipas Top Channel celular u është gjetur të paraburgosurve shqiptarë Jorgo Mako 27 vjec nga Dropulli, i arrestuar për drogë dhe Arbi Shkurti 35 vjec, i arrestuar për tentativë vrasje.

Një celular është gjetur edhe në qelinë ku ndodhej i paraburgosuri shqiptar Ino Tsakamenu 33 vjec nga Paftali i Beratit.

Sendet e tjera u përkasin të paraburgosurve të tjerë nga Greqia e Serbia si dhe në ambiente të përbashkëta. Ndaj të paraburgosurve është ngritur akuzë penale.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?