Kontrolle në aksin Kardhiq-Delvinë, pezullohen 20 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat! Në 48 orë gjobiten 266 shkelës

9 Korrik 2022, 17:30| Përditesimi: 9 Korrik 2022, 17:51

  • Share

Policia ka ushtruar kontrolle në aksin e ri rrugor Kardhiq – Delvinë. Në 48 orë janë pezulluar 20 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat.

Policia njofton se janë vendosur 95 gjoba për tejkalim shpejtësie, 67 gjoba për parakalime të gabuara, 54 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, si edhe 50 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Policia iu bën apel shoferëve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor pasi gjatë monitorimit që preh hapjes së këtij aksi janë konstatuar shkelje të shumta që mund të kenë pasoja për jetën.

Aksi Kradhiq-Delvinë është hapur rreth një javë më parë. Ky është cilësuar një nga akset me prioritare që shkurton rrugën nga Tirana në Sarandë, e cila tani do të bëhet për 3 orë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqip: 09/07/2022 22:42

    Nje pyetje kisha une per ata policet qe punojne me makinen "Inteligjent", perse nuk e vezhgojne, mbikqyrin, po e "Monitorojne" rrugen, apo se ju duket vetja me inteligjent po ta "monitorojne", shqip o djalosh, vezhgojme, mbikqyrim, kontrollojme etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?