Kontroll nga ajri me dronë dhe helikopterë! Zbulohen parcelat me kanabis në Poliçan (VIDEO)

5 Qershor 2020, 11:55| Përditesimi: 5 Qershor 2020, 11:58

  • Share

253 bimë narkotike janë zbuluar dhe sekuestruar në Poliçan gjatë kontrollit të territorit. Droga është zbuluar nga kontrolli i efektivëve në terren dhe me 3 dronë në zoant e thella pyjore.

Policia ka vënë në pranga për kanabisin një 31 vjeçar me inicialet V. M., 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për kultivim kanabisi.

Ndërkohë që është shpallur në kërkim L. M., 36 vjeç banues në Tiranë, pasi në një pjesë pylli që e kishin shpyllëzuar, në vendin e quajtur "Gorica e madhe", në fshatin Panarit u evidentuan parcelat me 253 bimë narkotike.

Policia deklaron se kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë në çdo cep të territorit, edhe në zonat më të largëta me dronë dhe helikopterë.

1591347916_berati.jpg

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?