Mjetet e kapura nga policia në burg

Kontroll 'blic' në burgun e Fierit, të dënuarve u gjendet një mjet prerës, një shtizë dhe një telefon të fshehur brenda lavatriçes

28 Shkurt 2022, 11:58| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 12:04

  • Share

Sinjalet se në burgun e Peqinit janë futur mjete të paligjshme për të burgosurit ka sjellë një kontroll blic të Drejtorisë së Burgjeve. Një kontroll blic është zhvilluar në burgun e Fierit, ku të dënuarve u janë gjetur një mjet prerës 15 cm e gjatë, një shtizë dhe një telefon.

Kontrolli ka vijuar edhe në godinën e paraburgimit, ku në ambientet e përbashkëta, brenda lavatriçes është gjetur një telefon celular, Nokia. Karikuesi i këtij telefoni u gjet në po të njëjtën godinë, në ambientet e dusheve. Materialet i kaluan Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve për hetime të tjera, 

Edhe në fillim të shkurti SHKBB zhvilloi një megaoperacion në burgun e Elbasanit, Tiranës dhe Korçës, ku si rezultat u shkarkuan një grup me zyrtarë të burgjeve, të dënuar VIP për krime të rënda dhe familjarë të tyre, që porosisnin nga qelitë trafikun e drogës brenda burgjeve.

Sipas hetimeve, ky bashkëpunim mes shefave të policisë së burgjeve dhe të dënuarve e paraburgosurve, i kishte kthyer qelitë në vatra të drogës dhe organizimeve të paligjshme të lojërave të fatit.

Të burgosurit vip si Aleksandër Llanaj, Gazmir Braka i njohur me emrin Gaxhai,  Leo Osmani dhe Delin Hajdari, Arben Grori, Klajdi Gjeçi, e Aleksandër Sinanaj bashkëpunonin me hallkat më të larta të burgjeve, mes tyre edhe shefi i policisë së paraburgimit në Elbasan Hysni Ndreu që u arrestua bashkë me 7 oficerë në burgjet e Elbasanit, Peqinit dhe Drenovës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?