Jose Mourinho

Kontratë e veçantë edhe me Romën, Portugalia kërkon në stol Jose Mourinhon

13 Dhjetor 2022, 22:56
  • Share

Jose Mourinho është zgjedhja e parë e Federatës së Portugalisë në futboll për të pasuar Fernando Santos në stolin e kombëtares. Drejtuesit janë gati për të bërë ofertën e duhur drejt trajnerit të Romës, teksa tekniku do mbajë të dyja punët paralelisht.

Sipas “Gazetta dello Sport”, Portugalia dëshiron që Mourinho të jetë trajneri i ri i tyre dhe janë gati t’i ofrojnë atij drejtimin e kombëtares paralelisht me detyrat e tij në klubin e Romës.

Në futboll është e vështirë të gjesh një trajner që drejton një ekip kombëtar dhe një klub në të njëjtën kohë. Një marrëveshje e tillë nuk varet vetëm nga Portugalia dhe Mourinho, për këtë duhet pyetur edhe Roma, e cila duket e pa interesuarqë portugezi të ndajë stolat. Nëse Portugalia nuk arrin të punësojë Mourinhon, ka një plan B për emrin e Rui Jorge që është trajneri i Portugalisë U-21.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?