Foto e publikuar nga autoritet britanike

Kontrabandonin emigrantë të paligjshëm nga Evropa drejt Britanisë së Madhe, arrestohen tre shqiptarë

1 Nëntor 2022, 16:58| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 17:08

  • Share

Tre shqiptarë janë arrestuar pasi një operacion i përbashkët midis Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) dhe Policisë Federale belge ndërpreu një përpjekje për të kontrabanduar emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar me një gomone.

Fillimisht oficerët belgë arrestuan dy shqiptarë, 34 dhe 44 vjeç nga Basingstoke. Ata u arrestuan sapo mbërritën në bregdetin pranë Nieuwpoort në orën 4:30 të mëngjesit të së dielës (30 tetor), ndërsa u ndaluan po ashtu dhe12 emigrantët, që po ashtu besohet se ishin shqiptarë.

Një shqiptar tjetër, 46 vjeç, u arrestua nga NCA në Aylesbury, Buckinghamshire, në të njëjtën ditë me dyshimin se kishte ndihmuar emigracionin e paligjshëm. Ai mbetet në paraburgim dhe po merret në pyetje.

Grupi prej 3 personave dyshohet se është pjesë e një bande që organizojnë kalimin e paligjshëm të njerëzve drejt Britanisë së Madhe nga Evropa.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?