Kontrabandonin emigrantë të paligjshëm me avion, dënohen dy shqiptarë në Angli

15 Mars, 22:47| Përditesimi: 15 Mars, 23:44

  • Share

Dy shqiptarë që përdorën një avion për të transportuar ilegalisht emigrantë nga Franca veriore në një aerodrom në Essex në Anglinë juglindore janë shpallur fajtorë për kontrabandë njerëzish.

The Independent raporton se bëhet fjalë për Myrteza Hilaj, 50 vjeç dhe Kreshnik Kadena, 37 vjeç. Të dy u shpallën fajtorë ditën e sotme në Gjykatën Southwark Crown.

Dënimet pasuan një hetim tetë-vjeçar nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), ndaj një grupi shqiptar të krimit të organizuar që akuzohen për trafikim emigrantësh të paligjshëm, pastrim parash, trafik droge dhe falsifikimin e dokumenteve.

Emigrantët shqiptarë paguanin “deri në 10,000 £” për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas “disa qindra paund të tjerë shtesë” për dokumente false.

Avionet me të cilët bëhej trafikimi

 

Foto: Hilaj e Kadena ne lokal

Foto: Kreshnik Kadena

 

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?