Kontrabandistët shqiptarë ‘përfitojnë’ nga vendimi i gjykatës së Londrës që rrëzoi planin e qeverisë britanike: Nëse keni dëshirë të vini, askush s’ju kthen më

3 Korrik 2023, 07:27| Përditesimi: 3 Korrik 2023, 12:23

  • Share

BRITANI E MADHE- Kontrabandistët shqiptarë po përdorin vendimin e Gjykatës së Apelit në Britani, që rrëzoi planin e qeverisë britanike për emigrantët. Dëbimi i emigrantëve në Ruanda është cilësuar i paligjshëm dhe i pa sigurt, duke bërë që shqiptarët mos të humbin fare kohe dhe të promovojnë sërish në rrjetin social Tik Tok, kalimet në kanalin e La Manshit me anije të vogla.

Prestigjiozja The Telegraph shkruan një artikull ku thuhet se bandat u thonë emigrantëve të mundshëm se vendimi i Gjykatës së Apelit të së enjtes së kaluar që parandalon fluturimet do të thotë se ata nuk do të largohen nga Mbretëria e Bashkuar.

Njëra madje mban imazhe nga një program televiziv kombëtar që raporton mbi vendimin e Gjykatës së Apelit të javës së kaluar me titullin: Nuk ka azilkërkues në Ruandë.

Mbi imazhin e lexuesit të lajmeve televizive është një titull i pankartës që ftojnë emigrantët të shkojnë.

“Nuk ka kthim për shqiptarët që shkojnë në Angli me anije. Më kontaktoni nëse dëshironi të shkoni edhe ju.”- shkruajnë ata.

Një reporter i fshehtë kontaktoi bandën që qëndron pas llogarisë TikTok, të titulluar "Shqiptari në Angli", e cila lidhej me gjysmë duzine reklamash që ofronin kalime me vlerë 3500 £ për person.

 “Nuk po i kthejnë njerëzit…nuk ka ligj që të të kthejë. Vetëm nëse keni qenë më parë në Angli dhe jeni deportuar.- shkruajnë ata.

I pyetur se kur mund të bëhej kalimi i radhës, anëtari i bandës u përgjigj: "Çdo ditë".

Pasi organizoi një mjet për të komunikuar përmes aplikacionit të mesazheve WhatsApp, reporteri shprehu shqetësimin për mundësinë e dëbimit në Ruandë.

"Ishte një propozim nga [Kryeministri] por gjykata e vendosi kundër dhe i kritikoi për sjelljen e tyre ndaj azilkërkuesve shqiptarë. Në të gjitha kalimet e mia kam familje. Asnjëri prej tyre nuk është kthyer. Unë do t'ju shkruaj për atë që ndodh më vonë.

Kjo është prova e parë e migrantëve që shfrytëzojnë vendimin e Gjykatës së Apelit. Të premten e kaluar Natalie Elphicke, deputetja e Doverit, tha për The Telegraph se kishte frikë se mund të kishte një rritje të kalimeve për shkak të vendimit që ka të ngjarë të vonojë fluturimet e para për në Ruandë deri në Vitin e Ri.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Gjykata e Apelit në Londër rrëzoi planin e qeverisë britanike për dëbimin e emigrantëve në Ruanda. Por pavarësisht se e respektonin këtë vendim, kryeministri Rishi Sunak dhe Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman janë shprehur se do ta apelojnë në Gjykatën e Lartë dhe se argumenti “Ruanda s’është e sigurt” është shterpë, pasi sipas tyre është.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?