Eduard Mucaj

'Kontrabandist cinik', Gjykata britanike dënon 50-vjeçarin shqiptar: U kap duke trafikuar 12 emigrantë, jahti me motor të dëmtuar dhe pa jelekë shpëtimi

5 Shkurt, 19:37| Përditesimi: 5 Shkurt, 22:51

  • Share

Një shqiptar është dënuar me 32 muaj burg pasi tentoi të trafikonte 12 emigrantë në Britania e Madhe, në një jaht të tejmbushur, me motor të dëmtuar.

Bëhet fjalë për Eduard Mucajn, 50 vjeç nga Shqipëria, që u arrestua nga zyrtarët e Forcave Kufitare pasi lundroi “në mënyrë të parregullt” nga Holanda për në Lowestoft, Suffolk, gushtin e kaluar.

50 vjeçari konsiderohet nga mediet britanike si një kontrabandist “cinik dhe i pamatur” i njerëzve që kaloi Detin e Veriut në një jaht të vogël.

Mes 12 emigrantëve shqiptarë ishte edhe një 8-vjeçar të cilët u gjetën nën kuvertë, pa jelek shpëtimi. Dy nga emigrantët ishin dëbuar më parë nga Britania e Madhe për kryerjen e veprave të rënda.

Jahti kishte një motor të dëmtuar, nuk kishte pajisje sigurie dhe ishte më shumë se trefishi i kapacitetit të tij.

Mucaj ishte nisur nga Den Oever në Holandë në orët e para të 9 gushtit.

Roja bregdetare holandeze gjurmoi jahtin e tij i cili po lundronte “në mënyrë të çrregullt”. Zyrtarët u përpoqën të lidhnin kontakte me Muçajn dhe, kur ai nuk iu përgjigj thirrjeve të tyre, u alarmua Home Office.

Forcat Kufitare kapën jahtin dy ditë më vonë kur ai hyri në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?