Kontrabandë gomash nga Greqia në Shqipëri, pranga dy shoferëve të autobusit! Arrestohet edhe doganieri i Kakavijës

8 Mars, 11:41| Përditesimi: 8 Mars, 11:42

  • Share

Dy shoferë autobusi janë arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, pasi fusnin goma kontrabandë nga Greqia në Shqipëri.  

Policia ka gejtur dhjetëra goma në autobusin me të cilin po transportoheshin.

Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një doganier, nën akuzën shpërdorim detyre, pasi nuk ka ushtruar kontroll në këtë autobus.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se 2 shtetas transportonin me autobus, goma automjetesh, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare vunë në pranga drejtuesit e autobusit, shtetasit E. M., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe K. K., 46 vjeç, banues në Berat.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhjetëra goma automjetesh, autobusi me të cilin transportoheshin dhe 2 celularë.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u vu në pranga dhe shtetasi E. Xh., 30 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier në PKK Kakavije, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, nuk ka kontrolluar autobusin me të cilin transportoheshin mallrat”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?