Kontrabanda e ilaçeve, Ministria e Shëndetësisë thirrje qytetarëve: Pranoni vetëm barna të pajisura me pullën fiskale

21 Tetor 2023, 14:54| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 14:55

  • Share

1697886951_a4001.jpg

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar për goditjen e grupit që furnizonte farmacitë në vend me ilaçe të kontrabanduara nga Greqia, Italia dhe Kosova.

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë përgëzon policinë për evidentimin dhe goditjen e rastit, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë mjaft të kujdesshëm dhe të pranojnë vetëm barna të pajisura me pullën fiskale.

“Përgëzojmë prokurorinë dhe strukturat e policisë së shtetit për punën e tyre në parandalimin e hyrjes në vendin tonë të barnave kontrabandë.

Të gjitha ilaçet në farmacitë tona kanë kusht ligjor që të jenë të pajisura me pullën fiskale. Farmacitë, në respekt të qytetarëve, duhet të tregojnë kujdes në tregtimin e barnave, duke u bazuar në të gjitha rregullat dhe ligjet në fuqi.

Nga ana tjetër, u bëjmë thirrje edhe qytetarëve që të jenë mjaft të kujdesshëm në këtë aspekt, dhe të pranojnë vetëm barna të pajisura me pullën fiskale.

MSHMS, së bashku me institucionet e varësisë dhe organet kompetente, do të vijojë të jetë mjaft e ashpër në marrjen e masave dhe vendimeve, për sa i përket veprave të tilla penale, të cilat rëndojnë tek shëndeti i qytetarëve tanë”, thuhet në deklaratën e ministrisë. 


Lajmi kryesor:

Goditet grupi që furnizonte farmacitë me ilaçe kontrabandë, 16 të arrestuar në Tiranë! REPORT Tv siguron dosjen e zbardh përgjimet (EMRAT)


M.T/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?