Konsumoni fruta dhe perime,
ju bëjnë të dukeni më tërheqës

5 Dhjetor 2013, 09:00| Përditesimi:

  • Share
Britani - Studimet tregojnë se frutat jo vetëm që ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj, por ju japin gjithashtu edhe një jetë të shëndetshme seksuale.

Hulumtimet thonë se sa më shumë fruta dhe perime të konsumohen, i bëjnë njerëzit të duken më tërheqës.Hulumtimi u realizua nga studiues të Universitetit të Kembrixh në Britaninë e  Madhe. Studiuesit morën fotot e 20 burrave dhe grave.

Në njërin grup të imazheve tregohen fytyrat e atyre personave që kishin konsumuar fruta e perime dhe kishin një fytyrë të shëndetshme, kurse në grupin tjetër të imazheve paraqiteshin fytyrat e atyre personave që nuk kishin konsumuar fruta.

Këta të fundit kishin një çehre në fytyrë më pak të shëndetshme në krahasim me ata që konsumonin perime dhe fruta. Nga rezultatet, konsumatorët që kishin një çehre të zbehtë nuk përbënin ndonjë ndryshim, kurse ata që kishin një fytyrë më të shndritshme u etiketuan si të pashëm apo tërheqës.

Prandaj, hulumtuesit sugjerojnë që njerëzit të konsumojnë një shumëllojshmëri të frutave dhe të perimeve për të marrë përfitimet që ata dëshirojnë.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?