QSUT

Piu metadonin që përdorte daja para 4 ditësh, ndërron jetë te spitali i 'Traumës' vajza 1 vjeç e gjysmë

24 Gusht 2023, 10:02| Përditesimi: 24 Gusht 2023, 11:55

  • Share

TIRANË- Ka ndërruar jetë pas 4 ditësh në gjendje të rëndë, foshnja 18-muajshe nga Delvina që kishte konsumuar gabimisht metadonin e dajës së saj.

E mitura ndërroi në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe qëndronte në QSUT që prej ditës së diel, ku u soll me urgjencë nga familjarët.

Prindërit shprehën dyshime se fëmija kishte konsumuar gabimisht metadonin e lënë mbi një tavolinë nga daja i saj, i cili ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Vajza e mitur ishte fëmija i një shtetasi italian dhe nënën e kishte nga Delvina.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Grupi: 24/08/2023 11:07

    Metadoni nuk perdoret ne kushte shtepie dhe nuk esnte nje bar qe shitet ne farmaci.

    Përgjigju
  • Erik: 24/08/2023 10:35

    Oh cfare tragjedie, sa e rende. Keqardhje per fatin tend te keq vogelushe, ngushellime prinderve. Daja e di vete c'duhet te beje . . .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e Shqipërisë për Europianin, a jeni dakord me zgjedhjet e Sylvinhos?