Konsumimi i 500 ml birrë/ ditë
përshpejton humbjen e kujtesës

16 Janar 2014, 12:13| Përditesimi:

  • Share
BRITANI - Sipas një studimi të disa shkencëtarëve të Universitetit College në Britaninë e Madhe, burrat e moshës së mesme rreth 40 vjeç që konsumojnë më shumë se 500 ml birrë në ditë rrezikojnë në përshpejtimin e humbjes së kujtesës.

Në këtë studim morën pjesë më shumë se 5000 burra për një periudhë prej 20 vitesh. Nga rezultatet u arrit në përfundimin se kishte dëmtim të parakohshëm në humbjen e kujtesës së personave rreth moshës 40 vjeçare.

Kurse, ata persona që pijnë më pak se kjo sasi në ditë, u vu re se kishin një arsyetim më të madh në zgjidhjen e problemeve.

E kundërta ndodh me personat që pinin më tepër se kjo sasi në ditë. Ata shfaqnin përkeqësim në aftësitë e tyre për të kujtuar një informacion, që është ekuivalente me plakjen e kujtesës për gjashtë vjet.

"Studimi ynë u përqëndrua në personat e moshës mesatare dhe konsumimi i sasisë së tepërt të birrës ndikon në përshpejtimin e funksionit njohës dhe kujtesës", tha autorja e studimit, dr.Severine Sabia.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?