Konsullata e Italisë në Vlorë godinë
të re, Cutillio: Forcon bashkëpunimin

14 Prill 2016, 16:53| Përditesimi:

  • Share
Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë tashmë do të ketë një shtëpi të re.
 
Mbrëmjen e së mërkurës janë inauguruar edhe ambientet e reja të kësaj konsullate, të cilat pritet të jenë edhe një ambient promovimi i kulturës italiane dhe rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve.
 
Pas prerjes së shiritit të inaugurimit, ambasadori italian Alberto Cutillo u shpreh se tashmë kjo konsullatë nuk do të jetë vetëm një pikë ku ofrohen shërbimet konsullore.
 
Jam i bindur se pozicioni i lakmuar në zemër të qendrës ekonomike dhe kulturore të qytetit të Vlorës. Ashtu si dhe hapësirat më të mëdha për të mirëpritur përfaqësuesit e sistemit në Itali përfaqësojnë një mjet të çmuar në duart e konsullatës dhe sistemit në Itali, kjo me qëllim forcimin e mëtejshëm të aktivitetit të tyre dhe për ta kthyer çdo ditë e më shumë jo vetëm në një pikë konsullore për shërbimet që ofron por edhe për forcimin e bashkëpunimit dy palësh në jugun e Shqipërisë. Me vjen ndërmend këtu bashkëpunimi kulturor dhe ai ekonomik” tha ai.
 
Pasi vlerësoi rolin e ambasadës italiane në Shqipëri, Ministri Bledi Çuçi nuk hezitoi të bënte edhe batuta mes të ftuarve duke pohuar se shumë shpejt Shqipëria dhe kryesisht jugu do të konkurrojë me bregdetin italian sa i për ketë turizmit.
 
Mbrëmja vazhdojë me një sfilatë mode ku u prezantuan markat më në zë të Italisë. Gjithashtu u  ekspozuan edhe pikturat e të riut vlonjate Arkond Canaj.
 
Aktivitetet kanë vazhduar edhe sot me qëllim shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit për zhvillimin e Krahinës së Vlorës dhe gjithë Shqipërisë Jugore.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?