Gjiknuri

Konstituohet Këshilli i Qarkut Elbasan, Gjiknuri: Suksese Ermira Urupit në detyrën e re

26 Korrik 2023, 10:37| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 10:39

  • Share

Pas konstituimit të të gjithë këshillave bashkiakë, u zhvillua dje mbledhja e parë e Këshillit të Qarkut Elbasan. Pas verifikimit të mandateve, këshilltarët votuan për zgjedhjen e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të Qarkut. Në mënyrë unanime, këshilltarët i dhanë mbështetjen si kryetare e Qarkut, Emira Urupi. “Konstituimi i Këshillit të Qarkut!

Suksese Ermira Urupit në detyrën e re si drejtuese e Këshillit të Qarkut. Jam i bindur që Ermira do e përmbushë me sukses detyrën e saj duke çuar përpara punën e bërë nga Bukuroshi përgjatë dy mandateve”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?