Konstituohet këshilli bashkiak në Lezhë! Betohet kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Do të vijojmë transformimin e Lezhës

26 Qershor 2023, 17:15| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 17:26

  • Share

Pjerin Ndreu u betua për një mandat të dytë në krye të Bashkisë Lezhë, ndërsa këtë të hënë u konstituua dhe Këshilli i ri Bashkiak i dalë nga zgjedhjet vendore të 14-majit.

Në fjalën e tij para këshilltareve dhe të pranishmeve të tjerë, kryebashkiaku Ndreu tha se do te vijoje punën për transformimin e Lezhës, ku prioritet do te jetë infrastruktura, turizmi dhe bujqësia, ndërsa bëri thirrje për bashkëpunim pa shantazhe dhe ngjyrime politike.

Gjatë kësaj mbledhje u bë dhe zgjedhja e organeve drejtuese të Këshillit Bashkiak, ku kryetar u rizgjodh Ndua Luli i Partisë Socialiste me 39 vota pro dhe 2 abstenim. Ndërkohë opozita u shfaq e përçarë, pasi nuk u dakordësuan për emrin e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak, duke paraqitur 3 kandidatura, ndërsa mazhoranca propozoi vetëm një emër, atë të Agostin Markut, që vjen nga Partia Demokracia Sociale.

Ndërkohe në këtë mbledhja u zgjodhën dhe përfaqësuesit e Këshillit të Bashkisë në Këshillit e Qarkut Lezhë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lezhjani: 26/06/2023 17:32

    Suksese o kryetar,e meritonte Lezha nje krytar si ti,por mos harro disa kërkesa qe ti ka ba populli,se 4 vjet ikin shpejt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?