Konstitucionalisti: Kushtetuta e 2008-ës solli krizën që po kalon sot PD

2 Dhjetor 2023, 07:15| Përditesimi: 2 Dhjetor 2023, 07:18

  • Share

Në një lidhje me Skype për "Studio Live", në Report Tv, Jonuz Begaj, ish-anëtar i komisionit që hartoi Kushtetutën e 2008-ës bën thirrje të korrigjohet Kushtetuta e 2008-ës. 

Sipas tij, ndryshimet që iu bënë ligjit themeltar të shtetit me konsensusin e PS dhe PD, rrezikojnë ta çojnë vendin në autokraci.  

"Themelin e prek vendimi i 2008-ës. Ai qe më i rëndi. Të tjerët kalojnë, menaxhohen, korrigjohen. Po nuk u korrigjua vendimi i 2008-ës, kjo Kushtetutë ka rrezik të dështojë dhe vendi të mos ketë mundësi të ecë përpara. Vendi nga një republikë demokratike, po kthehet në një shtet ku vendos "njëshi". Po vendosi "njëshi" nuk ka demokraci", u shpreh Begaj. 

Konstitucionalisti tha se kriza që po kalon sot PD është pasojë e asaj Kushtetute. 

"Ndryshimet e 2008 rrezikuan që kjo Kushtetutë demokratike ta çojë vendin në autokraci. Pasojat e saj janë çfarë ndodhi në PD ku kryetari caktoi zëvendësin e tij dhe kjo nuk u prit aspak brenda partisë, krijoi kriza jo të lehta për partinë. Por mos kujtoni se nuk krijoi edhe vështirësi në PS. Më e keqja është se nëse do të vazhdohet pa u reformuar ky vendim që u mor, kriza do të vazhdojë akoma më tej", tha ai.


Lajmi kryesor:

Sulmet e Berishës ndaj SPAK, konstitucionalisti Jonuz Begaj: Ndjen rrezikun, kërkon të pengojë hetimin


S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?