Konkursi letrar “Gjergj Fishta”,
katër çmime për autorët lezhjanë

8 Nëntor 2012, 22:28| Përditesimi:

  • Share
LEZHE - Këshilli i Qarkut Lezhë dhe Klubi Letrar “Ndoc Gjetja” kanë organizuar konkursin letrar rajonal “Gjergj Fishta”, në prozë, poezi dhe publicistikë. Tre autorë të rajonit të Lezhës kanë marrë çmime, vlerësuar nga një juri e kryesuar nga Bardhyl Londo.

Kryetari i Këshillit të Qarkut të Lezhës Pashk Gjoni u shpreh se Këshilli i Qarkut mbështeti këtë veprimtari për 100-vjetorin e Pavarësisë pasi Lezha është djepi i autorëve të mëdhenj.

Ndërsa kryetari i jurisë që përzgjodhi veprat mes 38 konkurrentëve Bardhyl Londo u shpreh se "Lezha po ngre e para flamurin, jo vetëm flamurin kombëtar por edhe flamururin e Artit"

Çmimin “Gjergj Fishta”, në publicistike e studime e fitoi Mark Vuji , në prozë Gjergj Shyti, në poezi Preng Maca. Ndërsa çmimin inkurajues Hekuran Koka. Çmimet shoqëroheshin dhe me mbështetje financiare prej 100 mijë lekë për autor, akorduar nga Këshilli i Qarkut Lezhë.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?