Universiteti i Mjekësisë

Konkursi i Mjekësisë edhe për Diasporën, të hënën nis testi! 30 kuota, por në garë vetëm 23 kandidatë

17 Shtator 2023, 21:07| Përditesimi: 17 Shtator 2023, 21:09

  • Share

Hyrjes në garë dhe zhvillimit të një konkursi për të fituar të drejtën e studimit në degën Mjekësi e Përgjithshme nuk do t’i shpëtojnë as maturantët e diasporës të cilin synojnë studimet në Universitetin e Mjekësisë ë Tiranë.

Të hënën e 18 shtatorit edhe  kandidatët nga trojet shqiptare që kanë aplikuar pranë Fakultetit të Mjekësisë në degën ‘Mjekësi e Përgjithshme ‘ do të zhvillojnë testimin e digjitalizuar  pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore  në orën 12:00.

Universiteti do të pranojë  30 studentë në total nga trojet (5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja), por në konkurs marrin pjesë 23 kandidatë ndonëse kuotat për diasporën janë më shumëse numri I kandidatëve konkurrues.  Testi I  digjitalizuar  përbën 30% të peshës së pranimit në Universitetin publik, pasi 70% të vlerësimit e përbën mesatarja e gjimnazit së bashku me atë të provimeve shtetërore.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?