Konkursi i “Crazy Horse”
çmend vajzat në Itali

11 Korrik 2014, 12:11| Përditesimi:

  • Share
Një nga spektaklet më të “çmendur” të Parisit ka zbarkuar në Itali.

Pasi ka mbaruar misionin e saj në Londër, “Crazy Horses” do të japë shfaqje me Glorian e Parmës në Teatrin e Milanos.

Gloria është ballerina më seksi e kësaj fushate për Italinë pas mitit Rosa Fumetto.

crazy horse

Ndërsa tani është hapur konkursi për të nominuar vajza të reja të cilat duhet të plotësojnë këto kritere: distanca midis gjoksit të jetë 21 cm, gjatësia mesatare 1.68-1.72, këmbë më të gjata se pjesa tjetër e trupit me 2/3 disproporcion.

Gjoksi preferohet i vogël, ndërsa pesha nuk ka rëndësi, por duhet harmoni në të gjithë trupin.

Mosha e tyre duhet të jetë mbi 18 vjeç.

Ndërsa për aplikimin kërkohet CV bashkëngjitur me një foto të plotë dhe një me bikini.

Me të mbërritur në Itali kjo fushatë, shumë vajza të cilat sapo kanë mbaruar studimet kanë preferuar të lenë për më vonë karrierën në profesionin e tyre dhe të bëhen ballerina të “Crazy Horse”.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?