Bota
Drejt Punës

Konkuroi dhe mori çmimin e restorantit më të mirë në botë, shqiptari me ‘Noma’ fiton në fushën e gastronomisë: Jemi shumë të lumtur dhe krenarë

6 Tetor 2021, 10:53| Përditesimi: 6 Tetor 2021, 11:01

  • Share

Një tjetër shqiptar që na ka bërë krenarë në botë me arritjen e tij.

Rene Rexhepi, pronari dhe kuzhinieri i restorantit “Noma” me vendodhje në Danimarkë ka fituar çmimin e parë në një kompeticion, si restoranti më i mirë!

Në garë ishin 50 restorante të ndryshme, të cilat janë cilësuar si më të mirat në botë dhe “Noma” kryesoi listën! Lajmin e ka bërë me dije faqja “The World’s 50 Best” (50 më të mirët në botë), përmes rrjetit social Twittter.

Postimi në Twitter:

Zonja dhe zotërinj, Nr. 1 në 50 Restorantet më të Mirë në Botë 2021, të sponsorizuar nga S.Pellegrino & Aqua Panna, është Noma në Kopenhagen, Danimarkë! Duartrokisni së bashku për kuzhinierin Rene Rexhepi dhe ekipin e tij!.

Brohoritje, duartrokitje dhe përqafime, ky ka qenë reagimi i skuadrës në restorantin “Noma”. Përmes një postimi në twitter, ata janë shprehur shumë të lumtur për arritjen e tyre gastronomike.

Postimi i “Noma”:

Sa moment i pabesueshëm për të gjithë ne në Kopenhagen. Ne jemi shumë të lumtur dhe krenarë që ekipi ynë është votuar restoranti numër 1 në botë

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tata: 06/10/2021 13:42

    Nuk mburrem dot,por turperohem,sepse akoma shqiperia nuk eshte ne gjendje te shfrytezoje intelektin e shqiptareve,por vetem istinktin shtazarak te tyre. ME VJEN TURP SA HERE QE BOTA U JEP SHANS KUR ATDHEU I HA TE GJALLE ME PROPOGANDA E PARRULLA TRUSHPERLARESE. E VRATE KETE POPULL,HARRAM PASURIA GJAKOSUR

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?