Koni pas fitores: Bota akedemike
tani një tjetër dimension dhe moral

21 Prill 2016, 16:02| Përditesimi:

  • Share
Rektori më i ri i Universitetit të Tiranës ka shprehur falenderimin e tij për mbështjen që ka mundur të marrë në këto zgjedhje ku ai doli fitues.

Koni i zgjedhur me 460 vota të pedagogëve përms një statusi në rrjetin socilia Facebook shkruan se tashmë "Nëpërmjet këtij procesi UT vertetoi edhe një herë tjetër se është një familje e madhe me moral të shkëlqyer ndaj votës.

Ja postimi i plotë i Konit në Fcebook
Mynyr Koni ka rreaguar pas në një postim në rrjetin e tij social Facebook ku ka shprehur falenderim për mbështetjen e pakushtëzuar të pedagogëve që e kanë votuar

Të nderuar kolegë!
Të dashur student!
Gjendem sot përpara jush me përgjegjësinë më të madhe ndaj institucionit arsimor lider, Universitetit të Tiranës si dhe ndaj gjithë shoqërisë shqiptare. Gjendem sot para jush me bindjen, forcën e gatishmërinë për të vendosur në zbatim gjithçka kemi ndarë sëbashku përgjatë javëve të fushatës. Këtë përgjegjësi ma besuat ju!
Të dashur miq, ju shpreh përulësisht falenderimet më të sinqerta për mbështetjen e pakushtëzuar tuajën që kam ndjerë në gjithë këto ditë e që u finalizua dje në ditën e votimeve.

Ky proces dëshmoi fuqishëm se bota jonë akademike i përket një tjetër morali dhe ka krejtësisht një tjetër dimension! Në mënyrë të patjetërsueshme akademizmi është i pacënueshëm nga çfarëdolloj nisme apo tentative për t’i ndryshuar udhë atij! Nëpërmjet këtij procesi UT vertetoi edhe një herë tjetër se është një familje e madhe me moral të shkëlqyer ndaj votës.

Ky proces zgjedhor u karakterizua nga fillimi gjerë në fund nga qytetaria dhe pozitiviteti, me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës. Kjo është fitorja më e madhe që mund të kërkonim, fitorja e përbashkët që na përket të gjithëve pa dallim!
Të gjithë së bashku do të punojmë që UT të jetë vendi ku standartet në cilësinë e studentëve, kualifikimit të stafit akademik, mësimdhënia dhe kërkimi shkencor do të udhëheqin zhvillimin tonë institucional.

Edhe një herë faleminderit për mbështetjen tuaj dhe i uroj suksese dhe punë të mbarë të gjithë drejtuesve të rinj të strukturave të UT-së!

Redaksia online
(s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?