Kongresi për arsimin, vijon dita e dytë e paneleve për edukimin parauniversitar

13 Shtator 2022, 10:07| Përditesimi: 13 Shtator 2022, 10:47

  • Share

“Kongresi për Arsimin” vijon ditën e dytë të diskutimeve me sesione të përqendruara tek sfidat e arsimit parauniversitar.

Sigurimi i cilësisë në arsimin parauniversitar, gjithëpërfshirja dhe barazia në arsim, zotërimi i kompetencave të të nxënit gjatë gjithë jetës, krijimi i mundësive për formimin cilësor të mësuesve në procesin e mësimdhënies, edukimi digjital sfidë për të ardhmen, si dhe arsimi profesional dhe sfidat për të ardhmen janë temat e paneleve të sotme.

Në panelet e sotme marrin pjesë Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës Arbërie Nagavci, Ministri i Arsimit të Malit të Zi Miomir Vojinović, Zv. Ministri i Edukimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Z. Lulzim Aliu, Përfaqësues i UNICEF Shqipëri, Roberto De Bernardi dhe UNICEF Zvicër Nora Shabani, e cila është dhe këshilltare Rajonale e zyrës së Evropës dhe Azisë Qendrore.

ditën e parë të kongresit u diskutua për Ndërkombëtarizimin e Arsimit dhe Sfidat e të Ardhmes, Ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe pjesëmarrjen në programet Horizon Europe dhe Erasmus Plus, Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin, si dhe për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, Digjitalizimi në Arsimin e Lartë, sfidë dhe mundësi për Institucionet e Arsimit të Lartë.

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?