Basha me French Hill dhe Michael McCaul

Kongresi amerikan miraton konfiskimin e aseteve ruse për Ukrainën! Basha: Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë

20 Prill, 22:23| Përditesimi: 20 Prill, 22:28

  • Share

Kongresi amerikan ka miratuar një projektligji, i cili parashikon se asetet e konfiskuara ruse do të shkojnë në dispozicion të Ukrainës. Kryedemokrati Lulzim Basha përgëzoi këtë vendim, ndërsa ka ndarë foto edhe me kongresmenët nismëtarë të këtij projektligji.

Kreu i PD shkruan se është nder dhe privilegj që dhe vetë ka pasur ndihmën dhe mbështetjen e tyre në këtë proces në Këshillin e Evropës.

“Lajm i shumëpritur nga Ëashingtoni. Kongresi Amerikan sapo votoi projektligjin për konfiskimin e aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës.

Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë e në veçanti nismëtarëve të këtij projektligji,  Congressman French Hill dhe kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme Michael McCaul. Nder dhe privilegj që edhe unë kam patur ndihmën dhe mbështetjen e tyre dhe miqve amerikanë në këtë proces jetik për Ukrainën në Këshillin e Europës”, shkruan Basha.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 21/04/2024 04:15

    Oh,Luli.Old style,photo,photo,photo.O Lul karabushi,nuk te bejne te suksesshem photot me politikane te huaj,ngele dru gjithe kohen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?