Konfuzion me rritjen e pagës 15% për mësuesit! Sindikata: Në realitet është vetëm 9.1%! Sqaron ministria e Ekonomisë: Ja çfarë përfshihet në llogaritje

9 Tetor 2020, 14:54| Përditesimi: 9 Tetor 2020, 15:04

  • Share

Shifrat e bëra publike nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për rritjen e pagave për arsimtarët kanë krijuar konfuzion tek ata. Konkretisht ministrja Anila Denaj tha se pagat do te rriten me 15% e përkthyer në vlerë monetare ajo shpreh se "në sistemin arsimor, në vitin 2020 kemi një pagë mesatare 65.800 lekë që së bashku me rritjen shkon në 72.000 lekë në 2021-in. Paga mesatare bruto e mësuesve nga 68.800 shkon në 75.550 në 2021-in".

Pas kësaj deklarate sindikata e arsimtarëve hodhi dyshime mbi përllogaritjet e bëra, pasi sipas tyre me një rritje 15%, paga e mësuesve në 9-vjeçare shkon në 75 mijë e 670 lekë, dhe jo 72 mijë e 100 lekë sa u deklarua nga ministrja. Diferenca në përllogaritjet e arsimtarëve dhe të ministrisë është 3 mijë e 570 lekë.

Po ashtu sipas tyre paga mesatare bruto e mësuesve në shkollat e mesme me këtë rritje nga 68 mijë e 800 lekë shkon në 79 mijë e 120 lekë, dhe jo 75 mijë e 550 lekë sa u tha në konferencë. Edhe këtu diferenca është 3 mijë e 570 lekë.

Me këto dyshime Sindikata e Pavarur e Arsimit pohoi se rritja e pagave për arsimtarët është 9.1% dhe jo 15%. Por Report TV u interesua pranë Ministrisë së Financave, e cila shpjegon edhe konfuzionin e krijuar. Ministria shpjegon se në rritjen e pagës janë të përfshirë edhe elementët e tjerë si paga e diplomës, vjetërsia e punës si dhe kualifikimi, të mbledhura së bashku arrijnë në vlerën e deklaruar nga ata.

Rritja e pagës për çdo kategori punonjësish behet vetëm mbi pagën e funksionit, e cila është përcaktuar ne VKM përkatëse, ne rastin e mësuesve është VKM 175/2017, e ndryshuar. Bazuar ne këtë VKM, ju bëjmë me dije se paga mesatare është me e larte se paga për funksion. Prandaj ajo qe ju pretendoni nuk del 15% kur e pjesëton. Sipas kësaj VKM-je, paga funksionit te mësuesit ne shkollën e mesme është 45000 leke e cila rritet me 15% ose me 6750 leke ne muaj . Kjo rritje bën që paga e rritur e funksionit se bashku me elementet e tjerë si paga diplomës 14000 leke, paga vjetërsisë 7000 leke dhe paga për kualifikim , shkon si page bruto 75550”, sqaron ministria.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?