Konfliktohet për pronën me të riun, 37-vjeçari në Belsh merr pistoletën dhe qëllon në ajër! Shpallet në kërkim nga policia

5 Korrik 2022, 08:22| Përditesimi: 5 Korrik 2022, 08:23

  • Share

Një 37-vjeçar nga fshati Çepe në Belsh është shpallur në kërkim nga policia.

D.H, banues në Belsh, gjatë një konflikti për motive pronësie me shtetasin K.C., 29 vjeç, banues në fshatin Çepe, Belsh,  dyshohet se ka qëlluar 1 herë me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar.

Policia është vënë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?