Yuri Kim

Kronikë

Konflikti në Ukrainën Lindore, Kim mesazh Rusisë: Do t’i mbajmë sanksionet derisa të përfundojë okupimin e Krimesë dhe agresionin në Ukrainë

24 Gusht 2021, 20:25| Përditesimi: 24 Gusht 2021, 20:31

  • Share

Pas përplasjeve në distancë mes ambasadës ruse dhe ambasadës së SHBA-së në Shqipëri për lirimin nga burgu të udhëheqësit të opozitës ruse Alexey Navalny, ambasadorja Yuri Kim ka përcjellë një mesazh të dytë ndaj Rusisë.

Në një postim në faqen zyrtare në Twitter, Kim thekson se SHBA, do të vazhdojë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainën Lindore. Sanksionet ndaj Rusisë Kim thotë se do t'i mbajnë derisa ajo të përfundojë okupimin e Krimesë dhe agresionin e saj në Ukrainë.

Kim ka përshëndetur qëndrimin e Sekretares së Energjisë, Jennifer Granholm në lidhje me qëndrimin e SHBA-ve për konfliktin në Krime.

 “Siç tha edhe Sekretarja e Energjisë Jennifer Granholm në Forumin e Krimesë; “Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona diplomatike me aleatët dhe partnerët për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainën lindore. Ne do t’i mbajmë sanksionet ndaj Rusisë derisa ajo të përfundojë okupimin e Krimesë dhe agresionin e saj në Ukrainë”, shkruan Kim, ndërsa ka shpërndarë edhe një reagim të ministres për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ishte dje në samitin e Platformës së Krimesë në Kiev.

Pas thirrjes që ambasada e SHBA-së në Tiranë i bëri dje Rusisë, për të liruar nga burgu Alexey Navalny, ka ardhur edhe reagimi i ambasadës ruse, ku e cilësojnë këtë të fundit si ‘bloger’. Ambasada ruse në Tiranë në një shkrim në mediat sociale thotë se ‘blogeri’ Navalny, nuk është aspak një lidër opozite, sepse sipas tyre nuk përfaqëson asnjë parti politike dhe nuk shërben si “pasqyrë” që reflekton aspiratat e popullit shumëkombësh të Rusisë.

Komento

Komente

  • amerikan: 24/08/2021 21:59

    kimchi ja fut kot me kot.sekretari i energjise jep mend Rusise. Rusija ja shiti gazi EU(gjermanise e me gjere) duan apo jo keta. Kjo tamam qe po flet me Ramen se Krimeja i ka lene pendet Ukraines dhe eshte nje nga bazat ushtarake ku Rusija mund te vendose dhe ndonje mbushje nukleare. Sanksione? pika pika ... ata u shqepen duke bere biznes me cryptomonedha, me kinen dhe proxy te tjere dhe me keto sanksionet amerika ka celsat e kashtes. le qe jane qesharake sanksionet dhe te gjithe thone se nuk po shkojne asgjekundi.

    Përgjigju
  • e verteta;: 24/08/2021 20:00

    Mooos se i trembet Rusin....hahaaa,Ku jeton kjo zonja,apo ka dal per ajer te paster me ate Kryepsikon e gjate andej nga Lazarati????Qesharaker edhe krimineler, se nuk u del se cfare po ndodhe ne Afganistan por vazhdoni te mbillni vetem luftra edhe gjak ne bote me masken e pseudodemokracise....

    Përgjigju
  • Turi: 24/08/2021 19:20

    Hahahah po kjo mendon se po flet me Ramen dhe Bashen ? Ju u vuren para talebanet keni kellqe per Ruset ju

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?