Konflikti në Rripin e Gazës, Rama dhe Erdogan me të njëjtën pikëpamje: Zgjidhje, krijimi i 2 shteteve! Turqia dhe 5 vendet arabe të dalin garante

20 Shkurt, 19:08| Përditesimi: 20 Shkurt, 19:28

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ndajnë të njëjtën pikëpamje për krijimin e 2 shteteve si një prej zgjidhjes së konfliktit në Rripin e Gazës.

Në konferencën për mediat, Rama tha se kishte ndarë me presidentin turk idenë e tij për zgjidhjen e konfliktit që ka marrë me mijëra jetë njerëzish, duke theksuar domosdoshmërinë e një garancie nga 5 shtetet e Lindjes së Mesme dhe Turqia.

“Nuk diskutohet dhimbja dhe shqetësimi për atë që po ndodh në Gaza,. Ne jemi të bindur se është koha për një armëpushim që duhet lidhur me lirimin e pengjeve dhe patjetër duhet garantuar nga një forcë e përbashkët e 5 vendeve të Lindjes së Mesme dhe Turqisë. Unë e kam ndarë edhe me presidentin, Turqia është një aktor i pazëvendësueshëm në garantimin e të nesërmes për Gazën dhe Izraelin, së bashku me 5 vendet e tjera. Natyrisht nëse ne e ndajmë të njëjtën pikëpamje për domosdoshmërinë e 2 shteteve, kjo zgjidhje kërkon garancitë e veta dhe një bashkim forcash i vendeve arabe me Turqinë në kushtet kur nevoja për garanci dhe rikrijimin e një besimi pas masakrës së ndodhur ndaj njerëzve të pafajshëm është kaq e madhe saqë pa të do jetë e pamundur të ketë çfarëdolloj kthimi tek arsyeja”- u shpreh Rama.

Nga ana tjetër, presidenti turk, Erdogan e vlerësoi si të drejtë qëndrimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së sa i takon konfliktit në Rripin e Gazës. 

"Në takimin tonë trajtuam dhe shtypjen izraelite në territoret palestineze. Duke na hapur përgjegjësitë e komunitetit ndërkombëtar për ndalimin e shtypjes së tiranisë së Izraelit që vijon prej 4 muajsh dhe garantimin e një të ardhmeje të sigurtë për vëllezërit tanë palestinezë. Proceset që vijojnë si në kuadër të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kanë treguar qartë gjykimin tonë në këtë çështje. Edhe Shqipëria në votimin që ka mbajtur në dhjetor në KS të OKB-së ka zënë vend në anën e drejtë të historisë. Me mikun tim Rama do të vijojmë kontaktet edhe në kuadër të iniciativave që do të ndërmerren në procet e ardhshme"- u shpreh Erdogan. 


Lajmi kryesor:

Rama në Ankara, Erdogan i kërkon: Pastroni mbetjet e FETO-s, duan të hedhin hije në marrëdhëniet tona! Rrisim në 2 mld dollarë bashkëpunimin tregtar


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?