Konflikti mes dy ndërtuesve lë jashtë 120 familje, banorja për Report Tv: S’na intereson sherri i tyre, Prokuroria të zbatojë vendimin e Apelit që na jep banesat  

31 Tetor 2023, 10:42| Përditesimi: 31 Tetor 2023, 10:58

  • Share

 

Konflikti i pazgjidhur prej vitesh mes dy pronarëve, Albert Allmuca i kompanisë “Star Construction” dhe Sino Llanaj ka lënë në qiell të hapur banorët e 120 familjeve që kanë prentotuar apartamentet në një kompleks pallatesh në zonën e ish "Parkut të Autobusave", madje kanë kryer pagesat.

Ata po protestojnë para Prokurorisë së Tiranës, ndërsa një prej protestuesve flet për Report Tv dhe thotë se janë mbledhur sot pasi Prokuroria duhet të zbatojë vendimin e Apelit që e urdhër që këto familje të futen brenda në banesa. Ajo thotë, se ankimi është bërë nga 4 familje, por sipas vendimit të Apelit, përfitojnë 120 familjet dhe duhet marrin banesat e tyre. Protestuesja shprehet se do të vijojnë me protestat derisa të marrin apartamentet e tyre, ndërsa kanë edhe kontratat që kanë bërë pagesat.

"Ne kemi disa ditë që kemi ardhur pranë prokurorisë, në gjykatë administrative, e rrethit. Kemi kaq kohë, jemi 120 banorë që vijmë vërdallë. Ne banojmë tek rruga ‘Ndre Mjeda’, duam të futemi në shtëpitë tona, ne jemi persekutuar nga dy bashkëndërtuesit, të cilët nuk na lejojnë të futemi Brenda duke pasur konflikt me njëri-tjetrin. Ne nuk na intereson, punë pagesash të tyre, na pengojën ne. Ne presim që të futemi në shtëpi, ata nuk na lejojnë. Katër banorë e kanë përfituar këtë çështje, ndërsa ne të tjerët që është e cilësuar e bardha mbi të zezë, që duhet të futemi me patjetër.

Ne jemi 120 banorë, kemi bërë kërkesa me mijëra herë. Njëri ja hedh njërit-tjetri ja hedh tjetrit. Ne presim që në 2017, kemi paguar mbi 90% të apartamentit dhe ata vazhdojnë sërish. Ne nuk shkulemi që këtu, do bllokojmë prokurorinë, rrugët derisa të marrim hyrjet tona. Kemi kontratat, vendimin e Gjykatës.

Në vendim thuhet se do përfitojnë edhe pjesa tjetër e banorëve. Këta në prokuroi nuk duan të zbatojnë. Na thonë që presin të zbatohet vendimi për 4, ndërkohë që aty është e shkruar e bardha mbi të zezë. Ne duhet të futemi bashkë me ata të 4 që kanë marrë vendin. Kemi firmosur të gjithë. Na thonë që nuk është prokurorja, shiko si na sorollatin", tha një prej protestuesve për Report Tv.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Konflikti mes dy ndërtuesve lë jashtë 120 familje, banorët protestë para Prokurorisë: Të zbatohet vendimi i Apelit që na dha banesat


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?