Papa Françesku

Bota

Konflikti Izrael-Palestinë, Papa bën thirrje për qetësi: Zoti i krijoi qëniet njerëzore të barabarta, ndaloni përplasjen me armë dhe ecni në shtigjet e paqes

16 Maj 2021, 14:57| Përditesimi: 16 Maj 2021, 14:59

  • Share

Nga ballkoni i Sheshit të Shën Pjetrit, Papa Françesku e nisi mesazhin tradicional të së Dielës duke folur për konfliktin në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Palestinës, ku kanë mbetur viktima më shumë se 170 vetë.

"Unë po ndjek me shumë shqetësim atë që po ndodh në Tokën e Shenjtë këto ditë, përplasjet e dhunshme të armatosura midis Rripit të Gazës dhe Izraelit rrezikojnë të përshkallëzohen në një spirale vdekjeje dhe shkatërrimi. Shumë të vdekur të pafajshëm, madje edhe fëmijë, kjo është e tmerrshme dhe e papranueshme, vdekja e tyre është një shenjë që ne nuk duam ta ndërtojmë të ardhmen por duam ta shkatërrojmë atë ”, tha papa Frençesku.

Konflikti midis izraelitëve dhe palestinezëve "është një plagë serioze në vëllazërinë midis qytetarëve" Pastaj Bergoglio shtron një pyetje retorike në favor të një reflektimi: "Ku do të çojë urrejtja dhe hakmarrja? A jemi vërtet duke menduar të ndërtojmë paqen duke shkatërruar tjetrin?" .

 "Zoti i krijoi qeniet njerëzore të barabarta, atëherë në emër të Zotit, unë apeloj për qetësi dhe, për ata që kanë përgjegjësi për të, të ndalojnë përplasjen e armëve dhe të ecin në shtigjet e paqes, gjithashtu me ndihmën e unitetit ndërkombëtar" dhe prandaj Papa arrin në përfundimin: "Izraelitët dhe Palestinezët të gjejnë rrugën e dialogut dhe faljes të nevojshme për një shpresë të përbashkët dhe bashkëjetesë midis vëllezërve".


Lajmi kryesor:

VIDEO/Ushtria izraelite bombardon shtëpinë e liderit të Hamasit! BE mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat e Jashtëm për të diskutuar që t'i jepet fund dhunës


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?