Bota

Konflikti i armatosur Izrael-Palestinë, zyrtari i lartë i Hamasit: Besoj se do të arrimë një armëpushim brenda një ose dy ditësh

20 Maj 2021, 08:31| Përditesimi: 20 Maj 2021, 12:35

  • Share

Një zyrtar i lartë i Hamasit ka thënë se ai pret që Izraeli dhe militantët e Gazës të arrijnë një armëpushim "brenda një ose dy ditësh" ndërsa sulmet ndërkufitare vazhdojnë.

"Unë mendoj se përpjekjet e vazhdueshme në lidhje me armëpushimin do të kenë sukses. Unë pres që një armëpushim të arrihet brenda një ose dy ditësh dhe armëpushimi do të bëhet në bazë të marrëveshjes së ndërsjellë ", tha zyrtari politik i Hamasit, Moussa Abu Marzouk.

Por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të mërkurën se ai ishte "i vendosur të vazhdonte" derisa "qetësia dhe siguria të rivendosen te qytetarët izraelitë".

Luftimet në Gaza filluan pas disa javësh të rritjes së tensionit Izraelito-Palestinez në Jeruzalemin Lindor që kulmoi me përplasjet në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë. Hamasi, i cili kontrollon Gazën, filloi të qëllonte me raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej nga vendi, duke shkaktuar sulme ajrore hakmarrëse.

Të paktën 227 njerëz, përfshirë më shumë se 100 gra dhe fëmijë, janë vrarë deri më tani në Gaza, sipas ministrisë së saj të shëndetësisë. Izraeli ka thënë se të paktën 150 militantë janë midis atyre që u vranë në Gaza. Në Izrael 12 njerëz, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?