Britney Spears

Konflikteve të gjata i erdhi fundi! Britney Spears zgjidh mosmarrëveshjet me babain e saj

27 Prill, 14:37| Përditesimi: 27 Prill, 14:47

  • Share

Konflikteve të gjata e yllit të popit Britney Speras me babain e saj Jamie Spears duket se i ka ardhur fundi.

Pas më shumë se dy vitesh avokati i këngëtares Mathew Rosengart ka njoftuar se ata kanë arritur një marrëveshje në Gjykatën e Lartë mbi çështjen e kujdestarisë dhe tarifave ligjore.

Kushtet e marrëveshjes nuk u bënë publike, por siç u shpreh Rosengat tashmë i ati i saj nuk ka asnjë të drejtë kontrolli mbi të. Ndërsa shtoi se çdo gjë shkoi ashtu siç këngëtarja dëshironte.

Nga ana tjetër, edhe avokati i babait të saj, pohoi se ai është i emocionuar që gjithcka u mbyll me kaq.

"Jamie e do shumë vajzën e tij dhe punoi pa u lodhur për ta mbrojtur atë. Ai dëshiron më të mirën për Britney-n, asgjë më pak” tha Alex Weingarten.

Në vitin 2008, Britney ishte nën kujdestarinë ligjore e babait të saj, i cili kishte kontroll të plotë mbi financat dhe vendimet mjekësore për të.

Urdhri përfundoi 13 vite më vonë, në nëntor të 2021-it, dhe që prej asaj kohe ata kanë vijuar betejën ligjore mes tyre pasi këngëtarja e akuzon këtë të fundit për pagesat e avokatit dhe sjellje të pahijshme gjatë kujdestarisë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?