Drejtori i Ujësjellësit, Shkëlqim Leskaj

Kronikë

Tensione në drejtorinë e Ujësjellësit në Vlorë, Leli shkarkon drejtorin Shkëlqim Leskajn, ai refuzon prej 4 ditësh të lirojë zyrën! Ndërhyn policia

20 Shtator 2021, 17:18| Përditesimi: 20 Shtator 2021, 20:08

  • Share

VLORË- Një situatë e tensionuar ka ndodhur në drejtorinë e Ujësjellësit të Vlorës. Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka shkarkuar drejtorin e ujësjellësit Shkëlqim Leskajn prej katër ditësh, por ai refuzon që të lirojë zyrën. Sipas drejtorit të Ujësjellësit shkarkimi i tij është i paligjshëm, pasi ndërmarrja është aksionere dhe të drejtën për shkarkimin e tij e ka vetëm bordi ekzekutiv.

Ndërkohë që sot pranë zyrës së drejtorit të Ujësjellësit, ka shkuar bordi drejtues, kryebashkiaku dhe nënkryetari, duke i kërkuar të lirojë zyrën pasi është i shkarkuar. Burime për Report Tv nga policia e Vlorës bëjnë me dije se Shkëlqim Leskaj, ka njoftuar policinë sepse sipas tij i kanë uzurpuar zyrës.  Sakaq në policinë e Vlorës të gjithë palët kanë shkuar në komisariat për të dhënë deklarimet e tyre për sqarimin e mëtejshëm të situatës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ervis caushi: 20/09/2021 20:23

    ja se do vij un drejtor aty.uj per te gjith vloren 24 ore.se un jam me ideale. rroft ed leka.

    Përgjigju
  • Ladi: 20/09/2021 18:31

    Akoma ky Leli kryetar.Kaloi vera dhe qyteti vetëm llozhra në çdo lagje.

    Përgjigju
  • Albina: 20/09/2021 18:02

    Mire ja beri se la vloren pa uje gjthe beharin.Ta kishte shkarkuar me perpara te paaftin e Afrimit.

    Përgjigju
  • Atjoni: 20/09/2021 17:13

    Arogande &Hajdute ,e shqeu UkV sa per 5drejtore.

    Përgjigju
  • Bardhi: 20/09/2021 16:50

    Co urgjentisht Cim Ramen aty qe te ndryshoj situata Kryetar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?