Konflikt për varret mes fshatrave fqinje të Fierit e Vlorës, banorët e Ferrasit: Vijnë dhe i kryejnë varrimet në fshatin tonë, kanë rrethuar rrugën me kangjella hekuri

31 Janar 2022, 11:39| Përditesimi: 31 Janar 2022, 11:50

  • Share

Banorët e fshatit Ferras të Fierit dhe fshatit Fitore të Vlorës, fshatra kufitarë, janë në një konflikt për varrezat. Banorët e Fitores, të cilët më parë kanë jetuar në Ferras, shkojnë dhe i varrosin të afërmit e tyre po në varrezat e fshatit ku kanë banuar më parë. Kjo ka krijuar shqetësim për banorët e Ferrasit, të cilët shprehen se banorët e Fitores duhet t'i varrosin të afërmit aty ku edhe banojnë. Ata denoncojnë edhe faktin se rrugicat mes varrezave janë rrethuar me kangjella, duke kërkuar heqjen e tyre.

'Këtu kanë ardhur të huaj pa pyetur njeri. Këtu para një viti edhe kontribuuam, ndërsa sot rrethohen varrezat, këto i bëjnë banorët e fshatit Fermë Fitore. Kangjellat duhet të hiqen, nuk po kërkoj të zhvarrosen ata që janë varrosur, por të hiqen e mos të vihen më kangjellat. Po zaptojnë varrezat", thotë një banorë.

Kryeplaku i fshatit Ferras, Zani Hyka shprehet se problemi i kangjella është zgjidhur, pasi ato u larguan pas ngritjes së shqetësimit, por kërkon që një gjë e tillë të mos përsëritet më. I pyetur për shqetësimin tjetër të banorëve, faktin që banorë të Fitores varrosin të afërmit në varrezat e Ferrasi, kryeplaku u shpreh se nuk i takon atij të vendosë nëse duhen lejuar apo jo.

"Kemi pasur një debat për varrezat e fshatit dhe unë u jam lutur atyre personave për të mos vënë kangjellat. Kjo u zgjidh me mirëkuptim. Unë këtë shqetësim e kam ngritur edhe para 2 vitesh. Ata kanë qenë banorë të fshatit Ferras dhe nuk më takon mua t'i heq. Unë reagova sepse ata thurën një pjesë të varreve me kangjella. Për çështjen nëse atyre u takon apo jo të varrosin të afërmit në fshatin Ferras, nuk më takon mua ta them", shprehet ai.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?