Roja i spitalit Fatri Mullaj i goditur sot

Sherr për parkimin e mjetit në urgjencën e Sarandës, 33-vjeçari dhunon rojën e spitalit! Punonjësi dërgohet te 'Trauma'

15 Dhjetor 2022, 12:56| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 13:16

  • Share

SARANDË- Parkimi i automjetit është bërë "molla e sherrit" në urgjencën e Sarandës ditën e sotme. 33-vjeçari, Erion Canaj i cili kishte mbërritur në spital për të vizituar të birin, është përfshirë në një konflikt me rojën e spitalit të cilin e ka dhunuar.

Si pasojë, roja Fatri Mullaj 38 vjeç, është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Ndërsa sa i përket autorit, ai ende nuk është kapur nga policia e Sarandës.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?