Foto ilustruese

Konflikt mes dy të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 24-vjeçari

4 Gusht 2022, 14:22| Përditesimi: 4 Gusht 2022, 14:41

  • Share

KORÇË- Një konflikt për motive të dobëta  mes dy personave në fshatin Vërdovë ka degraduar në goditjen me thikë të një 24-vjeçari me iniciale K.C.

Ka qenë një konflikt mes dy personave, konkretisht 24-vjeçarit të plagosur dhe një 20-vjeçari me iniciale B.V., të dy banorë të fshatit, ku për pasojë, ky i fundit ka plagosur 24-vjeçarin.I riu i plagosur me thikë ndodhet aktualisht në spital dhe është nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?