Foto ilustruese

Konflikt mes dy të rinjve brenda një lokali në Korçë! Punonjësi qëllon me thikë në krahë një 24-vjeçar

14 Tetor 2022, 21:21| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 21:42

  • Share

Dy të rinj në Korçë janë konfliktuar në ambientet e një lokali të qytetit për motive të dobëta ku për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë një person.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 12 ku punonjësi i lokalit , një 25-vjeçar me iniciale P. R ka qëlluar në  krah me mjet prerës një 24-vjeçar me iniciale E. P., 24 vjeç, i cili ka marrë lëndime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.  Policia po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?