Konflikt mes dy personave në Gjirokastër, plagoset me thikë 29-vjeçari, në gjendje kritike për jetën

17 Korrik 2022, 12:41| Përditesimi: 17 Korrik 2022, 13:17

  • Share

GJIROKASTËR-  Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 29-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 12:00 në lagjen "11 janari" në afërsi të Shkolles së Mesme Pedagogjike në Gjirokastër.

Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se i riu, 29-vjeçari Lorenc Dida është sulmuar me thikë nga një person me iniciale P.K., i cili është shpallur në kërkim.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe raportohet se është në gjendje kritike për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?