Konflikt mes disa personave në Tiranë, efektivi i ‘Shqiponjave’ qëllon me armën e shërbimit! AMP nis hetimet

3 Tetor 2023, 22:23| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 22:26

  • Share

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e së hënës (2 tetor) në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë. Mësohet se një prej personave të përfshirë në ngjarje, e cila ka nisur për motive të dobëta, është edhe një punonjës policie, i forcave "Shqiponja".

Ky i fundit, sipas burimeve, gjatë debatit, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar.

Nga të shtënat nuk janë regjistruar të lënduar, ndërkohë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?